Nuk largohet nga Rusia për asnjë arsye të vetme, Bernard Berisha nënshkruan sërish te Akhmat Grozny: Falenderoj Republikën Çeçene

Bernard Berisha do të vazhdojë të jetë lojtar i Akhmat Grozny dhe për tre vitet pasardhës. Ishte vetë futbollisti shqiptar që ka lajmëruar ndjekësit e tij në profilin zyrtar se ka nënshkruar një kontratë të re 3 vjeçare me skuadrën e tij aktuale. Në këtë postim ai ka falënderuar Republikën Autonome të Çeçenisë dhe në veçanti Akhmat Grozny që luan në Superligën e Rusisë.

“Tani është zyrtare dhe jam shumë i lumtur të njoftoj se do të qëndroj tek Clubi Akhmat Grozny deri në vitin 2025. Dua të falënderoj të gjithë fansat dhe gjithë Republikën Çeçene që na kanë mbështetur gjithmonë. Mikpritja në këtë vend është e madhe, të cilën unë dhe familja ime e vlerësojmë shumë. Inshallah dhe nje tjetër bashkëpunim i shkëlqyer me Akhamtin. Allahu Akbar”- shkruan ai në profilin e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *