E Bujshme/ Juventusi ka gati formulën për të trokitur në derën e Atalantës, në lojë futet edhe… Gjimshiti

Merkatoja nuk është mbyllur ende për Juventusin, që tashmë kërkon të plotësojë sulmin dhe mbrojtjen. Zgjidhja për bardhezinjtë gjendet te Atalanta. “Zonja e Vjetër” ka gjetur formulën për të realizuar goditjen e dyfishtë te bergamaskët.

Luis Muriel dhe Berat Gjimshiti janë dy emrat që Juventusi do të veshë bardhezi. Çelësi për të mbërritur te firma është Kean-i. Ky i fundit vlerësohet me 30 milionë euro dhe do të përdoret për shkëmbimin e dyfishtë. Në këmbim të tij gjigantët italianë do të sigurojnë objektivin e merkatos, Murielin, dhe së bashku me të edhe Berat Gjinshitin. Të dy këta futbollistë vlerësohen me nga 15 milionë euro secili dhe së bashku plotësojnë vlerën e kartonit të Kean-it./Halit Delibashi-Sport Ekspre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *