Chelsea është në kërkim të një sulmues me peshë teksa ka nisur edhe ky sezon i ri. Armando Broja mbetet i vetmi sulmues pykë natyral te ekipi i drejtuar nga ana e Tuchel. Pas largimit të Werner, e vetmja mënyrë sesi londinezët mund të bëjnë pa sulmuesin shqiptar është të eksperimentojnë me dërgimin në qendër të Havertz apo Sterling.
Për këtë arsye, afrimi i një tjetër lojtari në këtë pozicion është më shumë sesa i pashmangshëm. Alternativa janë të pakta në treg dhe për këtë arsye, e vetma zgjedhje për Chelsea mbetet Aubameyang. Mediat britanike bëjnë të ditura se Tuchel i ka kërkuar këtë emër presidentit të klubit dhe në ditët në vijim priten zhvillime të reja. /Sport Ekspres/