Armando Broja ishte në listën e dëshirave të shumë ekipeve në këtë merkato të verës. Ofertat po vazhdojnë që të vijnë në klubin e Chelsea, por në të gjitha rastet ka pasur vetëm një përgjigje, refuzim.
Në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Everton do të kishte 15 minuta loje nga ana e Tuchel për lojtarin e Kombëtares. Nëse akoma nuk jeni bindur se Broja do të lërë gjurmë me londinezët, vijnë në ndihmë lajmet e fundit.
“Football London” ka raportuar se trajneri Thomas Tuchel i ka dhënë premtim Armando Brojës se nuk do të preket nga Chelsea dhe do të ketë në dispozicion minutat e tij për të treguar veten. Pra përjashtohet një largim i sulmuesit në këtë periudhë duke marrë besimin e plotë të trajnerit. /Sport Ekspres/