Partizani e ka vazhduar ditën duke njoftuar sërish largime. Pas Dritan Mehmetit e kishte radhën Egzon Belica. Klubi kryeqytetas e ka bërë zyrtare ndërprerjen e bashkëpunimit me mbrojtësin e njohur, që kishte siguruar prej kohësh vendin e titullarit.
“FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Egzon Belica. Mbrojtësi dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve. FK Partizani falënderon Egzon Belicën për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij sportive”, shkruhet në njoftimin e klubit të Partizanit. /Sport Ekspres/