Ergys Kaçe mbylli një sezon si protagonist me Verian. Pas dështimi të plotë te Partizani do të vinte ri ngjitja në Greqi, megjithëse bëhej fjalë për nivelin e dytë të futbollit në këtë vend. Veria dështoi që të kalonte në elitë duke prishur të gjitha parashikimet e mesfushorit shqiptar.
Ndërkohë në mediat greke u raportua si bomb.astike fakti se ekipi i Proodeftiki, i ardhur nga kategoria e tretë e futbollit në Greqi drejt së dytës, po kërkonte Ergys Kaçen. Pra lojtari do të ndërronte qytet, por jo kategori. Megjithatë vetë menaxheri i mesfushorit ka hedhur poshtë zërat për një lëvizje të tillë. /Sport Ekspres/