Erdis Kraja do të provojë një tjetër aventurë në huazim. Atalanta ka vendosur ta lejojë të lojtarin të provojë një eksperiencë të re, por pa hequr dorë nga kartoni i tij. 22-vjeçari do të mbetet në Itali, por i duhet të luajë në Serinë C. Kraja është prezantuar në radhët e Peskarës, e cila ka zyrtarizuar marrëveshjen përmes faqes së vetë zyrtare.
“Delfino Pescara 1936 njofton se ka arritur një marrëveshje me klubin Atalanta Bergamasca Calcio për marrjen e përkohshme të së drejtës për shërbime sportive të futbollistit Erdis KRAJA”, shkruhet në komunikimin zyrtar të klubit Peskara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/