VIDEO/ Lojtari i Zrinjskit që shtangu Visar Bekajn me super golin, tani realizon një çmenduri nga goditja e këndit kundër Tobolit

Zrinjski ka arritur që të fitojë edhe ndaj Tobolit pasi eliminoi Tiranën. Skuadra boshnjake ia doli që të triumfojë me shifrat 1-0, megjithëse po luante me 10 lojtarë që nga minuta e 54 pasi Corulka u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Goli i vetëm i ndeshjes mbërriti nga Niko Jankovic, lojtari i cili shtangu Visar Bekajn në ndeshjen e fundit me një super gol nga distanca. Këtë herë kroati ka prodhuar një magji tjetër teksa shënoi direkt nga goditja e këndit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *