Ish-lojtari i Leicester futet sërish në fushë për të bindur Skënder Gegën, Kukësi mbyll miqësoren e dytë me ekipin nga Arabia Saudite

Pas humbjes me shifrat 1-0 ndaj Instabulsporit, Kukësi ka zhvilluar miqësoren e dytë në Turqi. Këtë herë verilindorët kanë barazuar pa gola ndaj skuadrës së Ettifaq FC, e cila vjen nga Arabia Saudite. Në total e dy takimeve shihet një mbrojtje e fortë dhe e hekurt, por ka ende shumë punë për të bërë me sulmin.

Gjatë ndeshjes së sotme ka pasur sërish disa minuta në pjesën e dytë për Layton Ndukëu. Ish-sulmuesi i rritur nga Leicester ka qenë prej kohësh pa ekip dhe për këtë arsye ka marrë pak minuta, ndërsa pritet që të jepet edhe vendimi i Skënder Gegës nëse ky lojtar do të firmos me Kukësin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *