Risia e re SAOT debuton në finalen e Superkupës së Europës, futbolli nuk do të jetë më si më parë me këto rregulla të reja

Duke filluar nga ky sezon, ndeshjet nuk do të jenë të njësoj si më parë. Teknologjia VAR është vënë në përdorim më herët, për të lehtësuar gjyqtarët, por edhe për të reduktuar gabimet që mund të kenë ndikim në rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Nuk mbaron me kaq, UEFA po përgatit për sezonin e ri futjen e teknologjisë SAOT për të ndihmuar VAR-in. Eksperimenti i përmendur do të përdoret në finalen e Superkupës së Evropës si dhe në ndeshjet e fazës së grupeve të Champions League në sezonin e ri.

Për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë? Teknologjia SAOT është një sistem ku softueri mundëson monitorimin e çdo lojtari në fushë dhe reagimin e shpejtë në rast pozicioni jashtë loje. FIFA ka kohë që po teston teknologjinë e lartpërmendur, të cilën dëshiron ta aplikojë në Botërorin e Katarit dhe tani UEFA-s i ka ardhur ideja ta provojë në futbollin e saj të klubeve.

Linjat VAR gjatë pozicioneve jashtë loje krijuan shumë dyshime te gjyqtarët, por shkaktuan edhe reagime te shikuesit, por me ndihmën e teknologjisë SAOT edhe këtu gjërat duhet të jenë më të qarta.

FIFA dhe UEFA padyshim po e përshtatin futbollin gjithnjë e më shumë me teknologjinë moderne dhe së shpejti mund të krijohet një program që do të paralajmëronte lëvizjen e portierit para vijës gjatë goditjeve të penalltisë, por kjo është ende për t’u realizuar në të ardhmen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online