Mbrëmjen e sotme ka përfunduar rrugëtimi europian për klubet e Shqipërisë. Tirana është ekipi i fundit i “Abissnet Superiore”-s që i thotë “lamtumirë” kompeticioneve të UEFA-s. Bardheblutë largohen pa asnjë fitore në 4 ndeshjet e zhvilluara, teksa ka humbur në Mostar me rezultatin 3-1.
Zrinjski ka kaluar i pari në avantazh me anë të një goli të mrekullueshëm të shënuar nga Jankoviç në minutën e 25. Vetëm 11 minuta më vonë Ticinoviç dyfishon rezultatin. Ndërkohë bardheblutë reagojnë në pjesën e dytë, kur Ismajlgeci bën sulmuesin në zonë dhe në minutën e 51-të i çon shifrat në 2-1.
Cuze shënon përsëri në minutën e 80, por vetëm 3 minuta më vonë Xhixha ngushton rezultatin në 3-2. Tirana shpreson ende deri në fund të takimit, por pa mundur të ndryshojë fatin e ndeshjes. Me fitoren 3-2 në Bosnje-Hercegovinë dhe atë 0-1 në “Air Albania”, Zrinjski siguron kalimin në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/