“E turpshme, nuk kam fjalë si ta shpjegoj”, Duro e ka të vështirë ta besojë eliminimin: U shpërfytyruam totalisht

Shpëtim Duro është shfaqur tejet i zhgënjyer në intervistën e dhënë pas ndeshjes kundër Petrokubit. Laçi u eliminua pas humbjes 1-4 në “Elbasan Arena”, fakt të cilin trajneri i kurbinasve e ka të vështirë ta besoj. Duro ka folur për mikrofonin e “Supersport”-it, ku ka thënë se ishte një humbje e turpshme, të cilën nuk gjen fjalët se si ta përshkruajë.

“Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë humbje, Në pjesën e parë ishim në avantazh dhe pjesën e dytë e nisëm mirë. Patëm raste për të bërë edhe golin e dytë, por pas golit të barazimit, u shpërfytyruam totalisht. Ishim të dërrmuar psikologjikisht dhe ishte një humbje e turpshme, por nuk di si t’i shpjegoj 30 minutat e fundit.

Komplimente për Mazrekajn, që edhe sot ishte protagonist. Edhe në disavantazh ishte i vetmi që luante futboll. Adeleke mund të mos tregohej aq egoist, pasi duhej të mbyllnim ndeshjen, por edhe këto episode ndikojnë ne fatin e një takimi.

Mungesa e mesfushës së sezonit të kaluar? Ajo ishte një treshe shumë e konsoliduar dhe sot u detyrova të luaj me Zarubicën në pjesën e dytë, pasi mungonte edhe Spahiu për shkak kartoni. Babatunde e justifikoi pjesën e parë, por vuajti në të dytën. Është mesfushë e improvizuar dhe besoj që aty është pika jonë më e dobët“, ka deklaruar Shpëtim Duro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online