Ilir Daja luan për të thelluar shifrat ndaj modestëve, futbolli si punë e dytë dhe gjithë ekipi kushton sa…Taulant Seferi

Ilir Daja po dërgon Ballkanin drejt një arritjeje të madhe historike. Skuadra nga Suhareka regjistron këtë verë pjesëmarrjen e parë në Europë dhe është vetë 90 minuta larg turit të tretë në Ligën e Konferencës. Madje, kualifikimi duket më tepër një formalitet, pasi kampionët e Kosovës kanë mposhtur thellë 0-4 La Fioritën në transfertë.

Në Prishtinë Ilir Daja do të përpiqet të thellojë edhe më tepër shifrat ndaj modestëve nga San Marino që futbollin më tepër e ndjekin si pasion se sa karrierë personale. Këtë e vërteton fakti se katër prej futbollistëve të skaudrës nuk do të jenë në Kosovë për shkak se kanë angazhime të tjera në profesionet ku punojnë.

Lojtari më i shtrenjtë në San Marino kushton vetëm 100 mijë euro, ndërsa skuadra në total vlen pak më tepër se Taulant Seferi. Kartoni i sulmuesit të Tiranës vlerësohet 650 mijë euro nga “Transfermarkt”, ndërsa La Fiorita kushton 720 mijë euro. Diferencat janë të dukshme dhe Ilir Daja duhet të ketë nisur të mendojë për kundërshtarin e radhës./Halit Delibahi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *