Janë pranë eliminimit të bujshëm, media në Kroaci sqaron Dinamon e Zagrebit: Shkupi luan me flamurin e Maqedonisë, por ky ekip i përket shqiptarëve

Dinamo e Zagrebit është shumë pranë eliminimit të bujshëm dhe të papritur në Champions League. Gjigandët kroatë dukeshin të kaluar në turin e tretë pasi shorti i vendosi përballë Shkupit. Megjithatë ekipi shqiptar arriti që të barazonte 2-2 në transfertë dhe sot do të luajë në shtëpi.

Ndërkohë media kroate “Index.hr” kujton për lexuesit e saj se Dinamo e Zagrebit nuk po përballet me një skuadër të Maqedonisë së Veriut. “Sipas informacioneve të fundit nga Maqedonia, vetëm një televizon shqiptar do ta transmetojë ndeshjen, Supersport.

Edhe pse luan nën flamurin maqedonas, Shkupi është një klub shqiptar me reputacion të dobët, ndaj nuk ka interesim të madh të maqedonasve për ndeshjet e kësaj skuadre. E njëjta gjë ndodhi edhe me ndeshjen e parë, e cila nuk u transmetua në asnjë televizion maqedonas”, shkruhet në Index.hr. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online