VIDEO/ Dy kundër një! Momenti që nuk do harrohet kurrë, Baloteli donte të turpëronte portierin dhe nxori topin jashtë

Sulmuesi italian Mario Balotelli ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për lëvizjet e tij të pabesueshme. Në këtë ditë, 11 vite më parë, ndodhi një situatë që u kujtua në botën e futbollit dhe vetëm Balotelli e di se çfarë donte të bënte në atë moment.

Në një ndeshje miqësore mes LA Galaxy dhe Manchester Cityt, Balotelli doli i vetëm ndaj portierit të skuadrës nga Los Angeles në një situatë. Kur të gjithë menduan se do të gjuante, Balotelli bëri një “piruetë”, u ngatërrua dhe gjuajti jashtë me thembër. Pa fjalë ka mbetur edhe Edin Dzeko, i cili ishte me Balotellin duke pritur shënimin e golit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *