Molde mposhti Elfsborgun 4:1 me një përmbysje, duke shkuar më afër turit të tretë të Conference League. Alm do të shënonte për norvegjezët në minutën e 14 dhe kështu do të mbyllej pjesa e parë, 0-1.
Ishte një mrekulli që nuk pati më gola në pjesën e parë, në rastin më të mirë, pasi disa tifozë kanë ngritur dyshimet edhe për një trukim. Gjithcka lidhet me minutën e 38 kur u pa një detaj i pabesueshëm.
Lojtarët e Moldes gabuan në mënyrë që nuk mund të konceptohet dot, me 5 goditje nga pranë portës në vetëm 10 sekonda. Lojtarët e Elfsborgut u kthyen në portier duke ia dalë që të mbroheshin, ndërsa në pjesën e dytë pësuan 4 herë. /Sport Ekspres/
Om Molde leter etter en spiss? Svaret er ja, svaret er ja, svaret er ja. Svarer ja på den. pic.twitter.com/sWi0BG8Tat
— Christian Gauseth (@gauseth) July 21, 2022