Zyrtare/ Futbollisti shqiptar largohet nga Interi, firmos kontratën me klubin gjerman

Andi Hoti nuk do të jetë pjesë e Interit në sezonin e ardhshëm. Lojtari 19-vjeçar është larguar në formë huazimi nga zikaltrit, me të cilët ka një kontratë deri në verën e vitit 2024. Mbrojtësi është transferuar në Gjermani, ku ka nënshkruar për një sezon me Frajburgun.

Hoti do të jetë pjesë e ekipit U23 të gjermanëve, të cilët garojnë në ligën e tretë. Lojtari shqiptar këtë verë provoi edhe stërvitjen me ekipin e parë të Interit, ku u vu në urdhërat e Inzagit për përgatitjet për nisjen e sezonit të ri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *