FOTO/ Broja do të jetë në 10 sulmuesit më të shtrenjtë të merkatos, kalon edhe Sadio Manenë

Armando Broja është në momentin më të mirë të karrierës së tij. Chelsea vazhdon të besojë në aftësitë e tij, duke mos e shitur kartonin e lojtarit. Për këtë arsye, blutë e Londrës janë të gatshëm për një huazim 1-vjeçar tek një skuadër tjetër në Premier League, West Ham-i, ndërsa këta të fundit nuk janë kursyer aspak me ofertën e bërë për të blerë shërbimet e 20-vjeçarit. Edhe pse pjesë e një Kombëtareje të vogël, kjo nuk e ka penguar aspak Armando Brojën për të treguar vlerat e tij si sulmues.

Sipas medias së dedikuar për të transferimet, “TransferMarkt”, Broja do të ishte në 10-shen më të shtrenjtë të sulmuesve që janë transferuar këtë verë nëse do të shitej nga Chelsea. Kartoni i lojtari vlerësohet të blihet nga West Ham-i për shifrën e 35.9 milionë eurove, duke kaluar kështu dhe një sulmues të klasit botëror, Sadio Mane, i cili u transferua tek Bayerni me vlerën e 32 milionë eurove. Top lista kryesohet nga blerja më e re e Liverpool, Darwin Nunez me vlerën e 72 milionë eurove. Pas tij vijnë Raphinha i Barcelonës dhe Haalandi i Manchester City-t./Elio Hajdari-Sport Ekspres/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online