Sulmuesi shqiptar Astrit Selmani ka nisur një aventurë të re në Izrael tek Hapoel Beersheva. Ky operacion i kushtoi skuadrës izraelite vlerën prej 1 milionë euro, shumë që ju pagua Hammarby-t të Suedisë. Në instagramin e tij, por edhe në faqen zyrtare të Hapoel Beersheva në “Tëitter” është publikuar një video me golat më të mirë të Selmanit në karrierën e tij.
“Shumë i lumtur të nënshkruaj me Hapoel dhe të nis një hap të ri në karrierën time”- shkruan Selmani në profilin e tij në Instagram Shqiptari ka marë menjëherë komente pozitive nga atdhetarët e tij si Herolind Shala, Lirim Kastrati e Milot Rashica, të cilët e kanë uruar për aventurën e re./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
???? ???, ?????? ?????? ?https://t.co/MNMcQw1bQj pic.twitter.com/Qbqx2vjqAj
— Hapoel Be’er Sheva (@HBS_FC) July 18, 2022