“Flisja gjithmonë me Taren të më transferonte”, ish-kapiteni i Milanit zbulon prapaskenat: Doja të luaja për Lazion

Ish-kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli u prezantua tek skuadra e tij më e re, Lazio. Gjatë prezantimit ditën e sotme, mbrojtësi italian deklaroi se tashmë ishte koha që të bënte një kalim te ekipi i zemrës. 27-vjeçari deklaroi se sa herë që luante kundër Lazios, fliste me Iglin për një transferim sa më të shpejtë.

“Më duhej udhëtimi në Milano, pasi pashë që skuadra po rritej vazhdimisht. Sa herë që luanim kundër Lazios flisnim me Iglin se fundi i kontratës sime ishte shumë afër. Gjithmonë ju kam thënë të provonin të më transferonin.

Gjithmonë kam dashur të luaj me Lazion dhe nuk doja që kjo të zgjaste me vite. Mendoj se jam në kohën e duhur, në momentin e duhur. Jam duke u përballur me një problem në ije, por do të shërohem plotësisht. Do të jem 100% gati për këtë fanellë”- u shpreh Alessio Romagnoli./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online