Bekim Balaj ka ndërruar skuadër. Sulmuesi shqiptar është larguar nga Boluspori në drejtim të kryeqytetit turk. 31-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Ankara Keçiorenguçunë. Lajmin e përcjell vetë klubi përmes faqes zyrtare në “Instagram“. Pjesë e kësaj skuadre janë edhe tre lojtarë të tjerë shqiptarë, Mara, Bardhi dhe Arb Manaj.
“Mirë se vjen Bekim Balaj! Ankara Keçiörengücü ka arritur një marrëveshje 2-vjeçare me futbollistin e Kombëtares shqiptare, 31-vjeçarin Bekim Balaj. I urojmë mirëseardhjen Bekim Balajt në klubin tonë dhe i urojmë suksese nën fanellën tonë vjollcë-bardhë“, njofton klubi i Ankara Keçiorenguçusë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram