VIDEO/ Me City-n arriti majat në karrierë, Sterling e harron brenda pak ditës dhe refuzon të firmosë fanellën

Raheem Sterling është një nga blerjet më të rëndësishme të kësaj merkatoje për Chelsea-n. Sulmuesi la Manchester City-n për t’ju bashkuar bluve të Londrës, me të cilët do të kërkojë të ngrejë lart trofeun e Champions League-s. Sulmuesi anglez arriti majat në karrierë me “qytetarët”, ku nën kujdesin e Guardiolës ka përmirësuar në mënyrë të dukshme shënjestrën përpara porte.

Por duket se pak ditë i kanë mjaftuar për ta lënë Manchester City-n në të shkuarën. Sterling ndodhet në SHBA së bashku me Chelsea-n, ku është pritur nga tifozët e bluve të Londrës. 27-vjeçari ka shkuar të japë autografe për të pranishmit, por në momentin që përpara fytyrës i është shfaqur një fanellë e Manchester City-t, ka refuzuar ta firmosë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *