Partizani u eliminua në mënyrë të papritur nga Liga e Konferencës. Pas fitores së marrë në Gjeorgji kualifikimi peshonte në anën e tyre, por e kundërta ndodhi. Saburtalo siguroi biletën për turin e dytë pasi u tregua më e saktë me penalltitë në “Air Albania”.
Shija e hidhur e eliminimit ndihet ende te Eneo Bitri, i cili ka marrë guximin për të kërkuar ndjesë publike për humbjen e pësuar mbrëmë. Një gjest ky që duhet përshëndetur.
“E ndjej detyrim të kërkoj falje për ndeshjen e djeshme. Ishte një ëndërr e keqe për të gjithë ne. Përjetë me ty Partzan”, shkruan Eneo Bitri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/