Tirana është eliminuar në mbrëmjen e djeshme nga turi i parë i Champions League. Pritshmëritë ishin të larta për përmbysjen e bardhebluve. Më herët kryeqytetasit ia kishin dalë të kalonin më tej, teka në kohën e Egbo, mundën Dinamo Tbilisin në shifrat 0-2 duke kaluar më tej. Më pas do të eliminoheshin nga Crevena Zvezda, në një përballje ku i mungoi vetëm fati.
Ish-drejtori i Tiranës, Arbi Laçi, ka kujtuar këtë moment të bukur që i përkasin dy sezoneve më parë. Nëpërmjet një fotografie ku ekipi festonte fitoren e arritur në transfertë, Laçi shkruan në “Instagram”: “Ne ia dolëm”. /Sport Ekspres/