“Shpresoja se kjo ditë nuk do vinte kurrë në jetën time”, kapiteni shqiptar largohet përfundimisht nga ekipi në Rumani

Enriko Papa është gati për të nisur një aventurë të re në karrierën e tij. Kapiteni nuk do të jetë më pjesë e Botoshanit në Rumani. Gjithcka është zyrtarizuar nga vetë lojtari që ka bërë një reagim në rrjetet sociale, duke njoftuar ndarjen.

“Shpresoja se kjo ditë nuk do të vinte kurrë në jetën time. Me dëshpërimin më të madh, udhëtimit tonë i erdhi fundi. Botoshani dhe tifozët do të jenë gjithmonë në zemrën time. Gjeta një vend që e quaj shtëpi.

Një falënderim për trajnerët, lojtarët, stafin dhe të gjithë ju tifozët. Gjithashtu falënderoj edhe presidentin që ishte si baba për mua. Kjo nuk është një lamtumirë, me siguri do të shihemi sërish prapë”, shkruan Papa. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online