Tirana është mundur edhe në ndeshjen e dytë nga Dudelange duke mbetur jashtë Champions League. I menjëhershëm ka qenë reagimi edhe nga Kreshnik Spahiu që është tallur me rezultatin e kampionëve të Superiores, duke u shprehur se i ka mundur një rival që luan në mënyrë tërësisht amatore.
“Lajm i keq! Tirona kampionia e Shqipërisë u eleminua me turp nga kupat e Europës, nga ekipi muratorve dhe kamarierve që luajnë futboll si amatorë në Luksemburg, duke na mundur në të dy ndeshjet. Kjo është paraqitja më e dobët e Tironës që nga 1920. Krenaria, tifozeria dhe pasjoni bardheblu kanë mbetur një shekull larg”, shkruan Spahiu. /Sport Ekspres/