Partizani arriti që të fitonte me shifrat 0-1 ndaj Saburtalos në turin e parë të Conference League. Një gjë e tillë nuk kishte sesi të pritej mirë në Gjeorgji, teksa ekipet shqiptare nuk kanë traditë në Europë dhe për këtë arsye, kërkohej fitorja ndaj kundërshtarëve që mund të masësh forcat. Por gazetari i njohur gjeorgjian, Bidzina Baratashvili, u ka hapur sytë gjeorgjianëve për t’u treguar vështirësinë e rivalit.
“Sa për ndeshjen në Shqipëri, unë isha atje së fundmi për finalen e Conference League. A e dini se çfarë ndodhi? Ajo ditë u shpall festë në atë vend. Kjo krijoi një atmosferë të veçantë. Partizani mund të mos ketë kontakt të drejtpërdrejtë me të gjitha këto, por është pjesë e realitetit shqiptar. Në Shqipëri po ecën me ritme shumë të shpejta ndërtimi i stadiumeve, godinave të reja dhe po krijohen shumë kushte për futbollin”, tha Baratashvili. /Sport Ekspres/