Dudelange-Tirana do të mbyllej në favor të kampionëve të Luksemburgut me shifrat 1-0. Pavarësisht se bardheblutë vlenin më shumë në letër, nga krahu tjetër Dudelange ishte favorite që në nisje të takimit sipas kompanive të basteve. Sa i përket ndeshjes së kthimit, po sipas kompanive të basteve, kampionët e Superiores janë favoritët kryesorë, madje shumë herë më tepër se Dudelange në ndeshjen e parë.
Fitorja e ekipit shqiptar kuotohet me 1.85 ndërsa ajo e skuadrës së Luksemburgut me 4.50. Këtu ndikon padyshim faktori fushë, por ndoshta edhe fakti se pritej më tepër nga kundërshtari i Tiranës në përballjen e parë. /Sport Ekspres/