Tirana është duke u përballur ndaj Dudelanges në turin e parë të Champions League. Këto 45 minuta kanë përfunduar në shifrat 0-0. Ndërkohë në komentimin e ndeshjes në Oversport, së bashku me Alban Xhihanin ndodhej edhe Andi Lila.
Ky i fundit nuk e ka kursyer batutën për rivalin e Tiranës: “Duhet të themi se stadiumi që po luhet sot mban në total 2500 tifozë. Ndërkohë qyteti i Dudelanges ka në total 19.700 banorë, pra më shumë kapacitet ka Air Albania sesa ka banorë Dudelange”, tha Lila mes të qeshurave. Por pavarësisht kësaj shifre, kampionët e Luksemburgut i kanë provuar grupet e Europës më herët. /Sport Ekspres/