Ekipi i Mehmetit luan nesër në Europë, trajneri i Saburtalos del në konferencë: E kuptova si luan Partizani nga miqësoret, do tentojë golin me kundërsulm

Trajneri Losha Nozadze ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme. Partizani do të udhëtojë në transfertë për t’u ndeshur me Saburtalon. Ndërkohë tekniku i ekipit gjeorgjian ka treguar se e ka fare të qartë mënyrën sesi të kuqtë do të luajnë, nisur nga përballjet miqësore.

“Partizani ka marrë 8 lojtarë të rinj. Ata kanë luajtur në ndeshje miqësore dhe ne e analizuam. Fizikisht janë të fortë. Refuzojnë të bëjnë presing lart dhe e mbrojnë veten kryesisht duke u vendosur në gjysmëfushë. Mendojmë se do të luajnë vetëm me kundërsulme. Qëllimi ynë është të kontrollojmë topin dhe të shfrytëzojmë shanset tona”, tha trajneri i Saburtalos. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *