Jahmir Hyka ishte një prurje e bujshme për Superioren. Por ky lojtar nuk arriti në asnjë moment që të përmbushte pritshmëritë për të. Së fundmi Teuta ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit.
“KF Teuta komunikon mbylljen e bashkëpunimit me futbollistët Asion Daja, Jahmir Hyka, dhe Reuben Acquah. Klubi i falenderon te tre futbollistët për angazhimin dhe kontributin e dhënë me fanellën ‘blu’, duke u dëshiruar shumë fat dhe sukses në karrierën sportive”, shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/