“Degradimi” i Brdaric në ekipin e ri, Skerdi Bejzade vjen me koment epik: I paske lojtarët shtatzënë  3-5 muajsh Thomas, futu vet të luash

Thomas Brdaric do të vinte me një zyrtarizim surprizues duke marrë drejtimin e Chennaiyin në Indi. Në këtë rrugëtim do t’i bashkohej trajnerit gjerman edhe Diagne, njohje e vjetër kjo që nga koha e Vllaznisë.

Në faqen zyrtare të klubit indian shihet ekipi duke bërë stërvitje dhe marrë urdhëra nga Brdaric. Por ajo që bie në sy është se lojtarët e kanë tepruar paksa me shëndetin e tyre, duke u vërejtur qartë mbipesha.

Kjo nuk kishte sesi t’i shpëtonte “Arushës”, Skerdi Bejzade, që ka lënë koment epik në faqen e Chennaiyin: “I paske të gjithë lojtarët me barrë, 3-5 muajsh, kot nuk futet vetë që të luajë, ndoshta i ndihmon më tepër”, shkruan Bejzade. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *