Karim Benzema është në periudhën më të mirë të jetës së tij dhe me siguri që ky sulmues në moshën 35-vjeçare do të marrë për herë të parë çmimin e futbollistit më të mirë në botë. Loja e madrilenëve është e paimagjinueshme pa Benzeman, por duket qartë se edhe ai është drejt fundit të karrierës pasi në dhjetor do të festojë ditëlindjen e 35-të.
Benzema ka kontratë me Realin deri në qershor të vitit 2023. Ka shumë mundësi që të qëndrojë në klub edhe një vit më shumë dhe mbretërorët kanë tashmë një plan se kë do të sjellin në vend të francezit në vitin 2024.
Plani, pretendon gazeta madrilene AS, është mjaft i qartë. Reali ka në plan të sjellë Erling Haaland dhe është gati t’i paguajë Manchester Cityt 150 milionë euro për shërbimet e sulmuesit norvegjez. Kjo klauzolë në kontratën e Haaland me Cityn do të jetë aktive në verën e vitit 2024. Reali do të përpiqet të përfitojë nga kjo dhe ta sjellë në radhët e tyre.
Kujtojmë se Haaland pas spekulimeve të shumta ka njoftuar se nga kjo verë do të luajë për Manchester Cityn, me të cilin ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare. Haaland asnjëherë nuk e ka përjashtuar mundësinë e nënshkrimit për Realin. Megjithatë, pyetja është nëse ai do të largohet nga City pas vetëm dy vitesh dhe gjithçka duket paksa joreale. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/