“A je vërtetë kështu?”! Jo vetëm Romelu Lukaku, edhe drejtori sportiv i Interit mbetet i habitur nga Kristjan Asllani

Kristjan Asllani do të zyrtarizohej te Interi pak ditë më parë. Për t’i dhënë më tepër vlerë këtij afrimi, zikaltërit menduan zgjidhjen e duhur duke e lënë në të njëjtin moment kur u zyrtarizua edhe Romelu Lukaku. Sulmuesi belg shkoi më tej duke u impresionuar nga mesfushori i Shqipërisë. “Më pëlqen mentaliteti i tij. Është vetëm 20-vjeç, por flet si të ishte 27-vjeç”. Megjithatë i impresionuar dhe i habitur nuk ngeli vetëm Lukaku nga Asllani.

“Gianlucadimarzio” zbulon se thuajse të njëjtin koment e kishte edhe drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio. “A je vërtet kështu?”, ka qenë pyetja e drejtuar nga Ausilio te Asllani për të kuptuar nëse mesfushori shqiptar i logjikon kaq mirë gjërat që në këtë moshë apo kishte vetëm një përpjekje të sforcuar për të lënë përshtypje të mirë në ditën e parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online