“Lojtarët e Tiranës ishin njëri më keq nga tjetri“, Tahiri: Të bëhet mësim për sfidën me Dudelanzhin

Ermal Tahiri ishte i ftuar në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“, ku foli edhe  për miqësoren e humbur me rezultatin 4-o. Ish-futbollisti shqiptar njerr në pah gabimet që bardheblutë shfaqën kundër Fenerbahçes. Tahiri sheh problematika të mëdha te Tirana, të cilat shpreson që do të përmirësohen në ndeshjen e turit të parë kualifikues.

“Ndeshja me Fenerbahçen, për Tiranën nuk themi kurrë që mund të fitojë, por të themi pse jo? Kur Tirana pretendon që të shesë Seferin 1.5 milionë euro, ai duhet të kishte shënuar kur ishte i vetëm me portierin që në fillim të ndeshjes.

Goli i tretë dhe i katërt, ishin dy problematikat e mëdha, pasi erdhën nga krahu i majtë. Ndeshja në Champions është shumë shpejt dhe Shehi duhet të formojë skuadrën. Problemet në mbrojtje, nuk mund të them se është vetëm aty, por vjen edhe nga mesfusha dhe sulmi, në bllok si skuadër. Mund të ndikojë edhe lodhja. 4-0, mendoj se do të jetë një mësim i madh për Tiranën për sfidën me Dudelange.

Lojtarët e Tiranës ndaj Fenerbahce, ishte njëri më keq se tjetri. Mesa pashë unë, te Tirana ka problematika të mëdha”, është shprehur Ermal Tahiri./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online