Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndeshjen miqësore midis Salzburg dhe CSKA Sofia. Një tifoz austriak u rrëzua nga shkallët e tribunës dhe nga një lartësi e konsiderueshme përfundoi në tokë. Salzburg ishte duke fituar me rezultatin 2-1, kur në minutën e 75-të arbitri u detyrua të ndalte lojën.
Tifozi ishte në gjendje mjaft të rëndë dhe u detyrua të transportohej me helikopter. Siç raporton agjencia austriake e lajmeve APA, mbështetësi i Salzburg është plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendjen kritike për jetën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/