Egnatia ka ndryshuar trajnerin për sezonin e ardhshëm. Nëse më parë ishte Ramadani që e mbylli kampionatin, këtë herë skuadra do të ketë në drejtim Tetovën. Këtij të fundit i është dhënë mundësia për të shprehur potencialin e tij në pankinë.
Puna e mirë duhet të ruhet gjithmonë! Për këtë arsye, trajneri i ri nuk e ka prekur krahun e djathtë që ishte në periudhën e Ramadanit, Francesko Vitobellon. Për më tepër, Vitobello do të jetë krahu i djathtë edhe i Tetovës në këtë eksperiencë të re. Kështu do të jetë disi më e lehtë për teknikun e ri të Egantias nisur nga eksperienca që ka marrë tanimë ndihmësi i tij, që i besoi verbërisht projektit të ri. /Sport Ekspres/