“Je 40-vjeç, nuk je më 18-vjeç”! E quajti tradhtar, Calhanoglu i kthehet keq Ibrahimovic: Nuk kishte fare meritë te Skudeto që fitojë Milani

Zlatan Ibrahimovic është gjithmonë në kryeqendër të vëmendjes për sjelljen e tij në fushën e blertë dhe jashtë saj. Sulmuesi suedez nuk ngurroi që ta quante Calhanoglu si një tradhtar, madje duke e përsëritur këtë etiketim. Por së fundmi ka mbërritur edhe përgjigja e mesfushorit turk që do të linte Milanin për të vazhduar karrierën e tij te Interi. Pa dorashka, Hakan i është kthyer ashpër suedezit duke i treguar moshën.

“Është burrë 40-vjeç, unë nuk do të veproja kështu nëse do të isha në moshën e tij. Nuk është më 18-vjeç, por do të jetë në qendër të vëmendjes. Nuk dha asnjë kontribut të vetëm te fitimi i Skudetos nga Milani. Pothuajse nuk luajti kurrë, por bën gjithçka mundet për të tërhequr vëmendjen e tifozëve.

Bëhet fjalë për personin që më thirri menjëherë të dilnim bashkë kur ishim në Milano, por gjithsesi e respektoj. Normalisht që ka shkruar edhe për mua te libri i tij, ka shkruar, pasi në të kundërt libri do t’i mbetej bosh. Por nuk dua t’i përgjigjem më tepër”, tha Calhanoglu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *