“Armando Broja vendos një kusht për çdo ekip të ri që e do në merkato”, e zbulon gazetari i huaj: Sulmuesi shqiptar kërkon premtimin…

Armando Broja është sërish në kryeqendër të vëmendjes sa i përket merkatos së verës te legjionarët e Kombëtares. Më afër sulmuesit shqiptar duket Ëest Ham që është gati të paguajë 30 milionë euro për kartonin e tij. Ndërkohë Tuchel i ka siguruar mundësinë Brojës që të shfaq potencialin e tij në miqësoret përgatitore për sezonin e ri.

Por edhe vetë sulmuesi shqiptar e kupton se kalimi në ekipin e parë të Chelsea-t është një mision shumë i vështirë. Kjo pasi Broja kërkon siguri për minutat e aktivizimit dhe jo që të qëndrojë në stol. Gazetari i “Goal”, Nizaar Kisnella, zbulon se një kusht i vendosur nga sulmuesi i Shqipërisë në negociatat me të gjitha klubet që interesohen për të, është premtimi që kërkon Broja se do të jetë në plan të parë dhe do të aktivizohet si titullar, jo për të qenë pjesë e pankinës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online