Nemanja Matiç është lojtari më i ri i Romës. Mesfushori serb firmosi për ekipin e drejtuar nga Murinjo pak ditë më parë dhe sezonin e ardhshëm do të jetë shok skuadre me Marash Kumbullën.
Pas prezantimit te verdhekuqtë, ish-lojtari i Mançester Junajtedit ka zgjedhur që pushimet t’i kalojë në Kosovë. Matiç ka shpërndarë foto në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ku ka pozuar në Manastirin e Graçanicës./Sport Ekspres/