Nga ekipi që ishte në Bundesligë te kampionët e Azerbajxhanit, Craiova e provon veten me “pesha të rënda” para Vllaznisë

Craiova është duke zhvilluar fazën përgatitore para ndeshjes që do të ketë në turin e dytë të Conference League me Vllazninë. Ekipi rumun ndodhet në Austri, në vendin që e zgjedhin për t’u stërvitur prej disa vitesh para nisjes së sezonit të ri.

Miqësoret e caktuara prej saj janë të nivelit të lartë përpara ndeshjes që do të kenë me shkodranët. Në datën 26 qershor, Craiova do të përballet me Arminia Bielefed që ishte në Bundesligë në sezonin e shkuar, por tani ka rënë nga kategoria.

Vetëm tre ditë më vonë do të vijë miqësorja tjetër ndaj Qarabag, të cilët janë shpallur kampion në Azerbajxhan. Ndeshja përmbyllëse do të jetë në tre korrik ndaj Heidenheim që zuri vendin e gjashtë në Bundesliga 2. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *