“Ka gazetarë që thonë fitove me fat”, përgjigja epike e kampionit të Europës: Hajde ngriji ti 120 kile, të shohim me sa fat do i ngresh

Nëse në pjesën dërrmuese të sporteve, fati është jo pak vendimtar në mbërritjen e rezultatit final, kjo nuk ndodh në peshëngritje. Këtu gjithçka varet nga shpatullat dhe fuqia e krahut për të rezistuar karshi peshave më të mëdha dhe për të dalë fitimtar mbi të gjithë. Madje nëse fati ndikon në këtë sport, ndikon vetëm negativisht. Ndryshe nga futbolli që luhet edhe dy herë në javë, kompeticionet e peshëngritjes janë njëherë në gjashtë muaj në rastin më të mirë.

Stërvitja për pesë muaj rresht dhe dëmtimi në ditët e fundit para kompeticionit është padyshim tmerri më i madh i këtyre sportistëve pasi u hidhet poshtë i gjithë mundi i mëparshëm. Por Erkand Qerimaj i ftuar në “Jeto Me Orën”, ka dhënë edhe një përgjigje brilante sa i përket dyshuesëve në Shqipëri. “Ka nga ata gazetarë që e komentojnë këtë arritje timen si fat. Unë kam 20 vite që marrë medalje, thonë ka fat. Po hajde provoje njëherë ti të ngresh 120 kile, me sa fat çohen”, tha mes të qeshurave Erkand Qerimaj, që u shpall së fundmi edhe kampion i Europë në stilin e shkëputjes pasi ngriti 150 kilogram. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online