Detaji i veçantë që punon kundër Tiranës, Dudelange shkon në grupe sa herë përballet me një ekip shqiptar

Tirana do të provojë të kalojë Dudelange-n në turin e parë të Champions League-s për të shpresuar në një rrugëtim sa më të gjatë në Europë. Megjithatë skuadra nga Luksemburgu nuk është aspak një rival i lehtë. Me një buxhet të lartë dhe me investime të shumta klubi luksembugras është rritur ndjeshëm vitet e fundit, aq sa ka arritur të shkojë dy herë në grupet e Europa League-s.

Fillimisht e ka bërë një gjë të tillë në sezonin 2018/2019 dhe më pas në 2019/2020. E veçanta në këtë sukses të madh për Dudelange-n është se në të dyja rastet në turin e dytë në Europa League janë përballur me një ekip shqiptar. Herën e parë kundështar kanë pasur Dritën, ku me një fitore 2-1 dhe një barazim 1-1 ka siguruar kualifikimin, për të eliminuar më pas Legian dhe CFR Cluj-in.

Ndërkohë një vit më vonë, në turin e dytë në Europa League e priste Shkëndija e Tetovës, të cilën e kanë eliminuar pas një barazimi 1-1 dhe një fitoreje 2-1. Tashmë Dudelange e gjen veten përballë një tjetër klubi shqiptar, Tiranën, por në një tjetër kompeticion, në turin e parë të Champions League-s. Ekipet shqiptare kanë rezultuar fatsjellëse për Dudelange-n, mbetet për t’u parë nëse “tradita“ do të thyhet këtë herë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online