Për baballarët, gjithmonë fëmija i tyre është më i miri dhe meriton të fitojë. Por ndonjëherë kjo dashuri e madhe përkëthehet në gabim kur i jepet jehonë mendimit të tyre. Një situatë që është përcjell me turp nga mediat ishte ajo që ndodhte në Monte Carlo, atje ku piloti i Red Bull, Sergio Perez, mori fitoren e parë të sezonit.
Ai arriti të dilte para Carlos Sainz dhe Max Vertapen. Babai i këtij të fundit, Jos Verstapen, nuk e përtypi dot sesi fitues doli piloti tjetër i Red Bullit, Perez dhe jo djali i tij. Madje situata shkon deri aty sa të shënjestrohet edhe skuderia që sipas Jos, duhet të punojë vetëm për Max dhe të lërë Perez si të dorës së dytë. Pavarësisht se Verstapen po kryeson renditjen me 125 pikë, 9 më shumë se Lecler, por nga krahu tjetër edhe Perez ka 110 pikë dhe kërkon me gjithë të drejtën për të fituar titullin.
“Red Bull arriti një rezultat të mrië, por kishte pak ndikim për të ndihmuar Max që të fitonte. Udhëheqësi i kampionatit, Verstapen, nuk u ndihmua me strategji nga skuderia. Madje ata u kthyen plotësisht në favor të Perez. Më zhgënjeu dhe do të doja të ishte ndryshe për liderin e kampionatit. Ata duhej të mbështesnin djalin tim”, tha Jos. /Sport Ekspres/