Te Craiova janë të lumtur që shorti i rezervojë Vllazninë. Kjo jo për shkak të nivelit të kundërshtarit, por historisë së sezonit të shkuar. Ekipi rumun ishte favorit i dukshëm në letër dhe do të eliminohej nga Laçi.
Menjëherë do të vinin protestat e tifozëve, do të shkarkohej trajneri dhe situata shkoi dramatike. Media më e njohur në Rumani, “Digisport”, shkruan: “Është koha për hakmarrje”, duke iu referuar ndeshjes së humbur me Lacin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/