Në Gjeorgji kanë prezantuar rivalin e Saburtalo në Conference League, Partizanin. Dy ekipe që janë thuajse në të njëjtin nivel në letër dhe për këtë arsye do të jetë e vështirë për të gjetur fituesin e këtij çifti. Ndërkohë media gjeorgjiane “Lelo” ka bërë një prezantim të Partizanit.
Për ta nisur që nga nofka “Demat e kuq”, te trajneri Mehmeti dhe përbërja e lojtarëve. Një informacion pikant vjen në fundin e shkrimit: “Siç thuhet, tifozët e Partizanit dallohen në Shqipëri”, shkruhet në median gjeorgjiane. /Sport Ekspres/