Ekipi i Premier League “lë në rrugë” Thomas Strakoshën, pritej zyrtarizimi dhe tani nuk e kanë në listën e preferencave

Pas largimit të Thomas Strakoshës nga Lacio, në Itali u raportua se gardiani shqiptar kishte gjetur akordin me Fulham. Ekipi që sapo u ngjit në Premier League, pritej që të zyrtarizonte Strakoshën si përforcimin e ri në elitën e futbollit anglez.

Por Fabrizio Romano ka raportuar se në këtë transferim ka zhvillime të reja. Jo vetëm që mes dy palëve nuk do të ketë marrëveshje, ku theksohet se Strakosha është lojtar i lirë, por klubi anglez nuk e ka as në listën e preferencave. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *