Bajerni i Mynihut është kthyer në një objekt talljeje ditët e fundit për shkak të ofertës së paraqitur për shërbimet e Manesë. Në total bavarezët ofruan 35 milionë euro për sulmuesin e Liverpulit, ku vetëm 27.5 prej tyre do të jepeshin menjëherë në arkat e Liverpulit. Pjesa e mbetur do të dorëzohej te klubi anglez në rast se do të plotësoheshin disa kushte aspak të zakonta, të tilla si: fitimi i Ligës së Kampionëve për tr evite radhazi nga Bajerni si dhe fitimi i Topit të Artë nga Mane.
Pikërisht kjo ka sjellë edhe reagimin e Spartakut të Moskës. Klubi rus njihet për ironitë në faqen zyrtare në rrjetet sociale dhe humorit të tyre nuk i ka shpëtuar as klubi bavarez. Spartaku i Moskës tallet më Bajernin nëpërmjet një kontrate të improvizuar për blerjen e lojtarit të tyre, Sobolevit. Në të shkruhet se Bajerni i Mynihut do të japë 1000 euro në dorë dhe më pas edhe 10 milionë të tjera në rast se do të fitonin Eurovizionin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
????????????? pic.twitter.com/1vVpJhelhS
— FC Spartak Moscow (@fcsm_eng) June 9, 2022