Hoxhallari iku nga Tirana dhe me ekipin e ri rumun luan direkt kundër Partizanit! Nuk i ndahet derbi, bashkë me Bathën ndaj ekipit shqiptar

Hoxhallari është larguar nga Tirana duke firmosur për UTA Arad, atje ku gjendet edhe Batha. Por mbrojtësit 26-vjeçar nuk i ndahet derbi me Partizanin, megjithëse këtë herë do të ketë veshur ngjyrat e ekipit rumun. Ekipi i Superiores do të udhëtojë drejt Sllovenisë në datën 15 qershor për të zhvilluar fazën përgatitore për sezonin e ri.

Ndërkohë edhe UTA Arad do të jetë në Slloveni për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm. Tashmë është bërë e ditur se të dyja ekipet kanë arritur marrëveshjen se në datën 30 qershor do të zhvillojnë një miqësore së bashku. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online