Etrit Berisha la pas një sezon jo të lehtë në karrierën e tij. Portieri shqiptar zuri vendin e titullarit në javët e fundit të kampionatit, duke kaluar një edicion futbollistik mes uljeve dhe ngritjeve.
Por pavarësisht kësaj, Torino duket se është bindur për të paguar për kartonin e gardianit kuqeziMediat në Itali bëjnë me dije se në arkat e Spalit do të shkojnë 1 milionë euro për të siguruar shërbimet e Etrit Berishës./Hakit Delibashi-Sport Ekspres/